Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës për të pushuar hetimet për dosjen “Basha”. Prokurori Kolë Hysenaj nuk është dakord me vendimin e marrë dhe kërkon që kryetari i PD, Lulzim Basha dhe demokratët Arben Ristani e Ilir Dervishi të merren të pandehur.

 

Në datën 13 janar gjyqtari Lazer Sallaku vendosi të pushojë hetimet me argumentin se nuk provohen akuzat për lobim rus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e për falsifikim dokumentesh.

 

Ky vendim i gjykatës u përshëndet nga demokratët, ndërsa PS e quajti gjyqtarin si “KÇK”. Madje Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla paralajmëroi se çështja nuk do të mbetet me kaq dhe se Lulzim Basha nuk do t’i shpëtojë kaq lehtë drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *