Gjykata e posaçme kundër krimit dhe korrupsionit ka pranuar sot kerkesen e Altin Avdylajt, për gjykim të shkurtuar dhe ndarjen e çështjes nga të pandehurit e tjerë.

 

Burimet bëjnë te ditur, se per 5 të akuzuarit e tjerë që kanë kërkuar gjykim të zakonshëm, çështja është ndarë dhe pritet që një trupë gjyqësore e deleguar nga gjykata e Tiranës, te beje shqyrtimin e saj.

 

Altin Avdylaj u arrestua si pjesë e grupit të Shijakut, në operacionin “Volvo 4”, i zhvilluar në tetorin e vitit 2018.

 

Ai akuzohet per trafik drige e grup te strukturuar kriminal, ndërsa emri i tij del edhe në përgjimet e dosjes së famshme “339” qe ka te beje me krimet zgjedhore ne Durres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *