Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 nga protestuesit e 16 marsit, ndërsa 10 ka liruar 10 të tjerë me masën detyrim paraqitje.

 

Informacionet bëjnë me dije se me masën arrest me burg janë dënuar Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Ermir Bruka dhe Pal Daija.

 

Ndërsa 10 protestuesit e liruar janë Edison Tahiri, Klajdi Poci, Denaldo Buzi, Eduard Buzi, Elidjan Buzi, Florian Zeneli, Jeton Spahiu, Ali Bruci, Kevin Kastrati dhe Flamur Rrahja u lanë me detyrim paraqitje.

 

Ndërkohë vijojnë të jenë në kërkim 7 persona, pjesëmarrës në protestë, gjithahstu është proceduar penalisht Sekretari i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i cili ka qenë dhe organizatori i protestës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *