Ndonese kërkohej në Greqi për disa grabitje me armë dhe prej vitit 2013 u arratis nga burgu i Trikallas, Klement Çala arriti ti shpëtoi drejtësisë në shqipëri dy vite me vonë, në rrethana të paqarta.

Një vendim i gjykatës së Vlorës i vitit 2015 I gjyqtares Mirela Mishgjoni, që disponon Vizion + hedh dritë mbi arrestimin e 31 vjeçarit nga Elbasani për kundërshtim të policisë, armbajtje pa leje dhe falsifikim dokumentash , vepra për të cilat çuditërisht , u dënua me vëtëm 4 vite shërbim prove.

Në vendim përmendet edhe emri i Alkond Bengasit, një nga 4 të arrestuarit për supergrabitjen e fundit në aeroportin e Rinasit, i cili rezulton kushëri me Klement Çalën.

31 vjeçari i njohur si krahu si krahu i djatshtë i Admir Muratajt që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë në vitin 2015 mbante një dokument të falsifikuar kosovar me emrin Semir Koca.

Në banesën ku qëndronte Klement Cala në Vlorë, në pronësi të vjëhrrës së vëllait të tij Eldi Cala, policia gjeti edhe edhe një pistoletë, megjithatë atij iu pranua gjykimi i shkurtuar dhe iu pezullua dënimi me burg.

Klement Çala gjatë kohës që ishte në shërbim prove realizoi së bashku me Admir Muratajn grabitjen e blindave më para në vitin 2017 në qafë kashar ndërkohë që arriti ti shpëtoi kapjes së policisë gjatë operacionit patriot.

Çala dyshohet se është i përfshirë edhe në supergrabitjen e fundit në pistën e aeroportit të rinasit ndërsa në faqen e Interpol ai përshkuret si një person me rrezikshmëri dhe i kërkuar për dhjetra ngjarje të rënda kriminale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *