Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur te lere ne burg te arrestuarit qe tentuan te transportonin ngarkesën e madhe prej 1.2 tone droge me veliere. Veli Ymeri dhe bashkëpunëtori i tij, shtetasi italian Xhovani Palladino do te qëndrojnë ne qeli deri ne përfundim te hetimeve.

 

Ata u kapen teksa përpiqeshin te trafikonin drejt Italisë sasinë e drogës. Pasi pane qe po ndiqeshin nga forcat e policisë, trafikantet hodhën ne det pakot e hashashit. Ne përfundim te operacionit qe u mbështet edhe nga Guaridia di Finanza, policia grumbulloi plot 1.2 ton kanabis ne zonen e plazhit te Darezezes. Ndërsa mjeti lundrues se bashku me dy trafikantet u kap pas disa ore ndjekjeje.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *