Subscribe

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesat e prokurorisë për tre kontrollorët e trafikut ajror. Muhin Mezini dhe Armando Fezga janë lënë në burg pa afat, ndërsa  Flora Ndreca në arrest shtëpie.

Ndaj tyre prokuroria ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës, te kryer në bashkëpunim, për nxitjen e bllokimit të fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

Avokati i çështjes nuk e konsideroi veprimin e kontrollorëve si vepër penale, ndërsa nuk kurseu ironinë për vendimin e gjykatës.

3 ditë më parë rreth 60 kontrollorë bojkotuan punën në Rinas, duke mbyllur si asnjëherë më parë aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit.

Prokuroria nisi hetimet duke siguruar si prova disa mesazhe telefonike që tregojnë se 3 të arrestuarit kanë ndikuar mbi punonjësit e tjerë për plotësimin e formularëve të paaftësisë në punë.

Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në AlbControl ndaluan punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje.

Qeveria reagoi menjëherë duke e quajtur grusht shteti me nxitje politike, ndërsa I dha zgjidhje situatës duke sjellë përkohësisht kontrollorë të huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *