Subscribe

Kjo është shtetasja amerikane e cila akuzohet per dhunim te dy fëmijëve te saj te adoptuar dy vite me pare ne Shqipëri.

 

Gjykata e Tiranës caktoi ketë te enjte masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Andrea Grace Baley.

 

Ne sallën e gjyqit e akuzuara nuk pranoi se ka dhunuar fëmijët shqiptare të adoptuar te moshës 14 dhe 17 vjeç.

 

Ajo sqaroi se, ka pasur marrëdhënie problematike me fëmijët, pasi ata nuk silleshin mirë dhe herë pas here krijonin ne problem ne shtëpi.

 

Me herët në praninë e psikologes, fëmijët bënë denoncimin. Ata kishin shenja dhune në pjesët e këmbëve, krahëve dhe barkut.

 

Fëmijët 14 dhe 17 vjeç tashmë janë nën kujdesin e institucioneve shtetërore, pasi nuk pranojnë të kthehen në shtëpinë nga ku u larguan 10 dite me pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *