Pas gati pesë vitesh, Gjykata Kushtetuese rrëzoi skemën e khimit dhe kompensimit të ish-pronarëve. Qysh prej vitit 2015, ky proces është rregulluar me ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

 

Por në vitin 2017 shoqata “Pronësi me drejtësi” dorëzoi një padi në Gjykatën Kushtetuese. Trupa gjykuese, në mbledhjen e 4 shkurtit, ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e shoqatës.

 

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi dy pika në nenin 7 të ligjit, që parashikonin metodologjinë e vlerësimit të tokës së kthyer ish-pronarëve në raport me të gjithë sipërfaqen që i është njohur me vendime, si dhe duke hedhur poshtë kufirin maksimal financiar prej 100 mijë USD për kompensimin financiar.

 

Neni 7 është i lidhur ngushtë me nenin 6. Pikat e rrëzuara nga Gjykata Kushtetuese, me kërkesë të shoqatave të ish-pronarëve, parashikonin që vlerësimi financiar i vendimeve përfundimtare për kompensim do të bëhet duke vlerësuar financiarisht pronën e njohur për kompensim, sipas nenit 6.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *