Dosja e “CEZ” u mbyll këtë të premte, pas disa vitesh hetime. Vendimi u mor nga gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku. Ai ka argumentuar se pas thuajse 3 vjetësh hetime, nuk janë gjetur elementë të veprave penale ndaj ish-zyrtarëve të akuzuar.

 

Për këtë arsye Lazër Sallaku vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë për pushimin e hetimeve. Në pyetje për këtë çështje “të nxehtë” janë marrë një sërë emrash të njohur, midis të cilëve edhe djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, ish-ministri Genc Ruli dhe biznemesni Nuel Kalaj.

 

Procedura e privatizimit të OSSH nga çekët e CEZ në 2007 u cilësua korruptive nga PS dhe u ngrit edhe një komision hetimor, në përfundim të të cilit u konkludua se kjo procedurë i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 414 milionë eurosh.

 

Në dhjetor, Kuvendi i Shqiperisë i kërkoi Gjykatës së Tiranës që të shpallë moskompetencën për të vendosur pushimin ose jo të dosjes CEZ.

 

Letra zyrtare drejtuar gjyqtarit Lazer Sallaku, erdhi menjeherë pas kërkesës së prokurorisë në gjykatë, për të mos vijuar hetimet mbi këtë cështje. Por sipas Kuvendit, kjo dosje duhet të kalojë në SPAK dhe jo të shprehet Gjykata e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *