Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtorin e burgut 313 në Tiranë, Eduart Struga, i cili u arrestua tri ditë më parë për korrupsion.

 

Ndërkohë, Gjykata vendosi “arrest me burg” për dy bashkëpunëtorët e tij, biznesmenin E.K dhe shefin e logjistikës së burgut, F.A. Ata u arrestuan pas hetimeve që nisën në datë 9 mars të këtij viti bazuar ne një denoncim.

 

Eduart Struga u emërua si drejtor në burgun 313 në Tiranë, në tetor të vitit të kaluar, ndërsa më parë ai ka mbajtur pozicione drejtuese në sektorin e narkotikëve në Policinë e Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *