Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të dalë sot para Gjykatës së Lartë. Ai ka bërë rekurs për shkak se është dënuar me 3 vite shërbim prove.

 

Dosja në ngarkim të Tahirit, do të jetë në dorën e kryesuesit Ilir Panda dhe relatorëve Sokol Sadushi e Ervin Pupe.

 

Mësohet se ish-ministri ka mbërritur në Gjykatën e Lartë i shoqëruar nga avokati Maksim Haxhiaj.

 

Saimir Tahiri u dënua për “shpërdorim detyre”, akuzë që u konvertua në 3 vite shërbim prove, dhe teksa pritej të shpallej i pafajshëm nga Gjykata e Apelit me vendim të formës së prerë, kjo e fundit e ka kthyer sërish mbrapsht çështjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *