Seanca e jashtëzakonshme plenare e kësaj të prmteje ka nisur me një debat me deputetit konservator, Kujtim Gjuzi dhe kryeparlamentarit Ruçi.

 

Gjuzi i kërkoi Ruçit 45 minuta kohë me qëllim që të lexonte projekt-rezolutën kundër presidentit Meta.

 

“Duam 45 minuta që t’i hedhim një sy rezolutës. Kjo rezolutë i bie që të shkarkojë Presidentin, ndaj na duhen këto minuta.”

 

Por kërkesa e Gjuzit u hodh poshtë nga kryeparlametari Ruçi, i cili nënvizoi se projekt-rezoluta ka qenë publike në faqen e Kuvendit prej ditës së djeshme dhe se ai mund të shfrytëzonte kohën për ta lexuar.

 

“Projekt rezoluta ka qenë publike në faqen zyrtare të Parlamentit. E shfrytëzonit kohën, kanë kaluar 12 orë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *