Subscribe

Pas afro një viti nga humbja e Partisë Demokratike e Socialistëve në zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi, presidenti Milo Gjukanoviç, ka kërkuar koalicion qeverisës me Lëvizjen Qytetare URA, të Dritan Abazoviçit. Në një intervistë për mediat vendase, kreu i shtetit e cilësoi partinë e Abazovicit si një forcë me vlera demokratike.

 

“Unë ende njoh disa kapacitete demokratike midis Demokratëve dhe URAs. Politikat e tyre janë në kundërshtim, ku ato drejtohen në një aleancë me frontin Demokratik dhe nuk mendoj se një hendek i tillë është i qëndrueshëm në planin afatgjatë. Na duhet të na jepet një shans dhe mendoj se do ta institucionalizojmë atë shumë shpejt. Një koalicion i gjerë do të ishte në të mirë të vendit.

 

Presidenti malazez akuzoi qeverinë aktuale, duke thënë se është formuar nën kujdesin e Kishës Ortodokse Serbe.

 

“Nëse dikush guxon në qëllimin e tij të çmendur për t’i interpretuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare si e drejtë për ta përmbysur shtetin, unë me të vërtetë mendoj se nuk ka asnjë lidhje me politikën. Çfarë mendoni, nëse dikush sulmon shtëpinë tuaj, ju duhet të mblidhni një këshill familjar për të biseduar ndërsa dikush po ua shkatërron shtëpinë? Jo. Ju duhet ta mbroni shtëpinë.”

 

Gjukanoviç dhe Partia Demokratike e Socialistëve kanë qeverisur Malin e Zi që nga fundi i sundimit të komunistëve dhe shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1991.

 

Më 30 gusht, në zgjedhjet parlamentare, opozita, Fronti Demokratik proserb me kryeministër Zdravko Krivokapiç, solli dështimin e parë të karrierës politike të Gjukanoviçit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *