Delegimi i kopetencave të ministrit të Jashtëm nga Rama tek Cakaj duket se është një debat i nxehtë për vetë faktin dhe situatën në të cilën ndodhet Shqipëria.

 

Në fjalën e saj ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha është shprehur se ishte një vendim i drejtë nga ana e presidentit Meta mosdekretimi i Cakajt, pasi është një post që ka përgjegjësi të mëdha politike, apo me finalizimin e marrëveshjeve të rëndësishme siç është ajo me Greqinë.

 

“Debate përsa i përket marrëveshjes me Greqinë ka kohë që është i bllokuar, por që ka pasur një traparencë të jashtëzakonshme. Ne nuk e dime se çfarë është marrëveshja e Detit me Greqine, ne i kemi kërkuar Bushatit në atë kohë që të tregonte por asnjere nuk e kemi pasur kete mundesi. Une mendoj se anëtarët e komisionit të Jashtëm duhet të jenë në dijeni ne lidhje me permbajtjen e saj,  pa marre parasysh se ajo do te duhet të kalojë per votim edhe në parlament. Kujtoj se marrëveshja e parë me Greqinë është prishur për teknilitete.”

 

Nga ana tjetër Mimi Kodheli është shprehur se gjërat duket se janë në drejtimin e duhur në Ballkan, dhe sipas saj është normale që të mos zgjidhen të gjitha në jë moment apo kohë të caktuar.

 

Gjithashtu Kodheli ka thënë se Gent Cakaj është kryqëzuar  pa parë ende asnje rezultat të punës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *