Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha i doli në mbrojtje presidentit Ilir Meta pas akuzave të hedhura ndaj tij nga kryeministri Edi Rama për hapjen e negociatave. Në një postim në “Facebook”, Gjosha tha se mazhoranca ka frikë dhe po fshihet pas fasadës, duke ju treguar një të vërtetë krejt tjetër publikut dhe institucioneve evropiane.

 

“Loja me integrimin europian të vendit vazhdon ende pa u ndalur, për ata që cdo ditë punojnë për ta minuar këtë proces jetik për të gjithë ne. Habitem kur dëgjoj disa deklarata boshe, konspirative, që kërkojnë të drejtojnë gishtin drejt institucionit të vetëm legjitim në vend, që është Presidenti i Republikës. Frika nga e vërteta që fshihet pas fasadës, frika nga fallcifikimet për të kapur cdo qelizë të drejtësisë, e deryron mazhorancën që me nxitim të manipulojë opinionin publik por edhe institucionet europiane.”

 

Sipas Gjoshës, qeveria ka dështuar të plotësojë kushtet për hapjen e negociatave. Rama akuzoi Metën këtë të enjte se po lobon kundër Shqipërisë dhe çeljes së negociatave me BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *