Subscribe

Në Shqipëri ndodh që shkrimtarin ta gjykojmë përmes dosjeve. Më herët lexojmë dosjet e komunizmit se sa veprën. Kështu ka ndodhur edhe me Kasëm Trebeshinën. Ne nuk e kuptuam asnjëherë atë, thekson Behar Gjoka, një ndër të paktët studiues të veprës së tij.

 

Mes debateve a ishte Kasem Trebeshina një shkrimtar disident apo jo, Gjoka na zbulon edhe veprat më domethënëse, të botuara deri më tani.

 

Zgjodhi të botonte më shumë në Kosovë se sa në Shqipëri, por ashtu sikurse e cilëson edhe Behar Gjoka, Trebeshina mbetet një ajsberg, pasi lexuesi shqiptar ka zbuluar shumë pak nga ai. Shumë vepra janë ende pa botuar e dorëshkrimet e tij janë mijëra faqe sipas familjarëve.

 

Megjithatë disa vepra të tij i gjeni të ekspozuara këtë javë në hollin e Bibliotekës Kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *