Një 46-vjeçar nga Fushë-Kruja nuk i është bindur urdhrit të policisë. Ai është pronar i një lokali, por gjatë kësaj kohe është kapur në shkelje të rregullave kundër koronavirusit.

Për këto shkelje, ai ishte ndëshkuar tri herë me 1 milion lekë dhe me mbyllje të aktivitetit për gjashtë muaj. Por pavarësisht kësaj, krutani ka organizuar dasmë sërish. Për këtë vepër penale ai është proceduar penalisht.

Edhe një pronar lokali në Durrës është gjobitur. Edhe pse kishte marrë gjobë 1 milion lekë, ai përsëri kishte bërë dasmë. Për këtë arsye ju mbyll lokali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *