Presidenti Ilir Meta e kundërshton vendimin e qeverisë për të gjobitur qytetarët që nuk mbajnë maskë në ambientet e jashtme.

 

Gjatë një konference për shtyp, kreu i shtetit tha se ndëshkimi me gjobë shkel të drejtat e qytetarëve, pasi mund t’i lërë ata pa drita në mes të dimrit. Sipas tij, ky akt normativ e shndërron OSHEE në një instrument policor dhe elektoral që ekzekuton në mënyrë të paligjshme gjobat.

 

“OSHEE ka funksion për furnizimin me energji, jo të vendosë gjobat për qytetarët. Ai synon se përmes ndëshkimeve t’i çojë shqiptarët përpara gjykatave dhe ata të harrojnë problemet që kanë. I bëj thirrje qeverisë që të reflektojë dhe të rishikojë edhe njëherë këtë vendim. Qytetarët duhet që të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancimin social, por jo që të ndëshkohen me gjoba.  Jo ndëshkime të paligjshme. Ky ishte shqetësimi im kryesor”, deklaroi Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *