Policia e Durrësit gjatë kontrolleve të zhvilluara në disa ambjente pune ka konstatuar se bizneset nuk kishin marrë masa konkrete në përputhje me rregullat dhe masat e Ministrisë së Shëndetësise për të mos lejuar përhapjen e COVId-19.

Më konkretisht u gjobit, një call center, në lagjen nr. 1, Durrës, me përfaqësuese të autorizuar shtetasen M. Z. Pas kontrollit në ambientet e brendshme të këtij subjekti u konstatua se punonjësit nuk ishin të pajisur me masa mbrojtëse. Ky subjekt ka marrë masën administrative 700 000 lekë.

Ndërkohë një lokal në lagjen nr. 16 nën administrimin e u gjobit  me 100 000 lekë.

Policia u bën thirrje qytetarëve t’u binden ndalesave të përcaktuara dhe të kufizojnë sa më shumë lëvizjet, për të mirën e përbashkët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *