Subscribe

Sektori i policisë rrugore pranë Drejtorisë Vendore të qarkut të Korçës gjatë sezonit turistik ka rritur masat e sigurisë në të gjitha akset nacionale dhe brenda qyteteve Korçë e Pogradec ku edhe lëvizjet janë më të shumta.

 

Gjatë 24 orëve janë në lëvizje 5 patrulla të sektorit rrugor, si dhe patrulla të rendit të cilët qarkullojnë brenda qyteteve.

 

Krahas këtyre patrullave prej dy ditëve në juglindje të vendit janë edhe dy grupe të njësisë operacionale të policisë rrugore të Tiranës të cilët monitorojnë kryesisht akset rrugore por herë pas here ndodhen edhe në dy qytetet më të mëdha të qarkut.

 

Bilanci I këtyre kontrolleve për gati 48 orë rezulton mbi 60 leje drejtimi të hequra nga njësia operacionale e ardhur nga Tirana, ndërkohë që ka pasur edhe shumë masa administrative për drejtuesit e mjeteve.

 

Burime të policisë thanë se lejet janë hequr për drejtues të mjeteve që janë kapur me shkelje të ndryshme si shpejtësi tej normave të lejuara, parakalim të gabuar, mos vendosje të rripit të sigurimit etj.

 

Nga ana tjetër sektori i qarkullimit pranë drejtorisë vendore vetëm gjatë javës së kaluar ka vendosur më shumë se 650 masa administrative, numër ky që ka qenë më i lartë edhe për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve kryesisht nga Kapshtica në drejtim të qafë Thanës.

 

Aksioni I Njësisë operacionale të policisë rrugore mësohet se është ndërmarë në kuadrin e masave për të disiplinuar qarkullimin e mjeteve dhe shmangur aksidentet në këtë periudhë të sezonit turistik.

 

Për shkak të pushuesve vendas e të huaj si edhe ardhjes së një numri të madh emigrantësh në sezonin e verës shtohet ndjeshëm fluksi I qarkullimit të mjeteve dhe rreziku I aksidenteve automobilistike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *