Qyteti jugor, Mykolaiv, në Ukrainë është sulmuar gjatë orëve të mbrëmjes nga ushtria ruse. Këtë e ka konfirmuar dhe kryebashkiaku i qytetit, Oleksandr Senkevych.

 

Në një mesazh të postuar në Facebook, Oleksandr Senkevych shkroi se trupat ruse kishin shënjestruar ndërtesat e banimit në qytet dhe ndau një video të një blloku banesash të përfshirë nga flakët.

 

“Ka shumë predha në qytet që nuk shpërthyen… mos u afroni, mos i ngrini dhe mos u përpiqni t’i lëvizni vetë”, paralajmëroi Senkevych.

 

Ky është sulmi i dytë brenda dy ditëve pasi forcat ukrainase zmbrapsën një sulm rus në qytetin me 476,100 banorë dhe rimorën aeroportin lokal.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *