Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako tregoi për mediat rrezikun që i kanoset ende Gjirokastrës për shkak të zjarreve.

 

Ndonëse situata duket sikur është vënë nën kontroll, Çako deklaroi se disa vatra zjarri mund të rindizen.

 

Ai u shpreh se për çdo rast, ndërhyrja është gati, ndërsa shtoi se banorët e evakuuar të martën janë rikthyer në banesat e tyre.

 

“Edhe në këtë moment është rishfaqur një vatër zjarri e cila ka filluar të shpërndahet. Po aktivizojmë kapacitetet dhe do vihet në kontroll. Si kjo, mund të ketë edhe zona të tjera të rrezikshme që mund të rindizen. Po operojmë në të gjithë terrenin, me rritjen e temperaturave rritet edhe mundësia e rindezjes së vatrave. Ka vështirësi, por do vazhdojmë të operojmë. Prioritet është jeta e njerëzve. Ka pasur të evakuuar dje, por sot të gjithë janë rikthyer në banesa. Për shkak të vazhdimit të zjarrit në Karaburun janë dislokuar atje pasi këtu situata është vënë në kontroll. Do ketë ndëshkime ndaj autorëve të zjarreve.”

Mbrëmjen e djeshme, si pasojë e flakëve të përhapura nga një vatër zjarri në fshatin “Asim Zeneli”, humbi jetën 64-vjeçari Andrea Haxhiaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *