Endri Nelaj është emëruar së fundmi drejtor sportiv i klubit AF Luftetari në Gjirokastër, njëherazi dhe përgjegjes i sporteve pranë Bashkisë. Nelaj vjen në këtë post pas një karriere disavjeçare në fushën e sportit.

 

Për vite me radhë, ai ka ushtruar funksionin si gjyqtar dhe arbitër futbolli. I apasionuar pas sportit dhe me nje kontribut disavjeçar, ai merr drejtimin e klubit gjirokastrit për të ringritur emrin e Luftëtarit. Kjo detyrë, që i është besuar për Nelajn është një përgjegjësi e madhe, por me vullnetin e tij dhe përgatitjen profesionale pritshmeritë për këtë sezon janë të larta.

 

Siç dihet, pas disfatës që ky ekip pësoi me rënien nga kategoria, nisi formatimi duke afruar pranë ekipit emra të njohur të futbollistëve. Ne grupin B, bluzinjtë do të përballen nesër me ekipin e Përmetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *