Damian Gjiknuri ka folur lidhur marrëveshjen mes palëve politike për votën e emigrantëve, për të cilën tha se është përfshirë në proces.

Gjatë një takimi online me Këshillin Koordinues të Diasporës, Gjiknuri u shpreh se vota e emigrantëve është menduar të realizohet me postë apo në mënyrë elektronike, ndërsa theksoi se procesin e votës së emigrantëve në zgjedhje do ta udhëheqë KQZ-ja.

“Morëm përsipër që çështjen e votës së emigrantëve ta përfshijmë në një mënyrë që ajo të bëhet e mundur se si ta zbatojmë atë. Nisur nga teksti dhe legjislacioni aktual në Shqipëri që vota e emigrantëve duhet të kryhet vetëm përmes një regjistri paraprak ku emigrantët të kenë dhënë adresat e tyre dhe për këtë arsye qeveria në 2016 miratoi një ligj dhe krijoi aplikacionet online dhe infrastruktura është gati. Duke pasur parasysh këtë dhe mënyrën se si ne gjenerojmë listën e zgjedhësve, proceduar me postë apo mënyrë elektronike, që e dyta mund të dojë më shumë kohë ia deleguam KQZ. Sepse ne nuk ishim në gjendje të mund të detajonim çdo procedurë se si do të funksionojë vota me postë. KQZ do të udhëheq procesin dhe përcaktimin ligjor të gjithë këtij procesi. Nëse një emigrant ka regjistruar adresën do të futet në listën e zgjedhësve dhe duke shprehur dëshirën e tij përmes një akti të KQZ nëpërmjet postës të mund të japin votën e tyre.”

Mes të tjerash, ai shtoi se votat e emigrantëve do të llogariten në qarkun e Tiranës. të cilët duhet të regjistrojnë adresën e tyre në regjistrin civil kombëtar.

“E drejta e sanksionuar duhet që emigranti të jetë i regjistruar në gjendje civile dhe infrastruktura të jetë gati dhe vota do të llogaritet në qarkun e Tiranës pasi ashtu funksionon mënyra e regjistrit të gjendjes civile pasi emigrantët dalin me një listë unike. Pasja e mandateve për emigrantet nuk mund të zgjidhet dot tani pasi duhen ndryshime kushtetuese, prandaj është llogaritur që vota e tyre të llogaritet në qarkun e Tiranë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *