Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me strukturat e partisë në Librazhd.

Përvecse të qënit numri dy i PS, Gjiknuri është edhe drejtues politik i qarkut Elbasanit, duke zëvëndësuar në këtë mënyrë Taulant Ballën I cili levizi në Fier.

Riorganizimi i partisë ka qëllimin e qartë për fitoren në dy zgjedhjet e radhës, ato lokalë në 2023 dhe zgjedhjet parlamentare të 2025.

Gjiknuri tha se vemendja e qeverisë dhe kreut të saj Edi Rama me investime ne Librazhd do të vazhdojë të jetë e madhe.

 

Librazhd, takim me strukturat e Partisë Socialiste.

Pas suksesit në zgjedhjet e 25 Prillit fillojmë menjëherë punën për ri-organizimin e çdo strukture socialiste për të pasuar me dy fitore të tjera në zgjedhjet e vitit 2023 dhe 2025.

Vëmendja e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ndaj Librazhdit do vijojë me investime në interes të qytetarëve.

 

Pas Librazhdit, radhen per takim me strukturat e PS e pati, Prrenjasi.

Gjiknuri riperseriti edhe ne Prrenjas qendrimin se riorganizimi do ti garantoje PS-se, nje fitore te shkelqyer ne zgjedhjet e 2023.

 

Prrenjas, takim me strukturat e Partisë Socialiste në cilësinë e drejtuesit politik të Qarkut Elbasan.
Diskutuam dhe bashkëndamë nevojën për ri-organizimin e Partisë Socialiste në çdo nivel si dhe përmbushjen e premtimeve ndaj çdo qytetari. Të punojmë të gjithë bashkë në mënyrë që të realizojmë të gjitha detyrat për energjizimin e çdo strukture socialiste.
Kjo do na garantojë një tjetër rezultat të shkëlqyer në zgjedhjet e vitit 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *