Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri u ndal për të biseduar me banorët e Selenicës, të cilët kanë filluar të zhvillojnë pronat e tyre, të investojnë në bujqësi dhe turizëm në formën e shtëpive pritëse për pushues.

Këtë synonim për zonën dhe ja arritëm, iu tha banorëve të zonës Damian Gjiknuri, ndërsa shtoi se së bashku me deputetin Vullnet Sinaj, kjo zonë do të ketë një përfaqësim nga më dinjitozët në Parlament.

“Këtu po realizohen ëndrrat qindra vjeçare sikurse ishte rruga e Lumit të Vlorës. Gjithashtu me  këtë segmentin e fundit Pershkëpi- Selenicë, një kërkesë e kahershme e juaja me të cilën fatkeqësisht të tjerët u munduan të bëjnë dhe politikë. Erdhi dhe Presidenti këtu na përçau,  tha unë po vi të interesohem për rrugën. Kur e ftuam të ishte në inaugurim në fillimin e punimeve nuk na erdhi se kishte hallin e politikës. Ta gezoni rrugën e re. Nuk do  të përfundojë me kaq sepse planet tona, do vijojnë që rruga të lidhet edhe me urën e Poçemit dhe të dilni në rrugën nacionale edhe kjo do të jetë e mundur.  Pjesa  e urës  do të shikohet, ajo është pjesë e projektit dhe do studime më të thella. Por një gjë është e sigurt se do të keni në katër vjeçarin e ardhshëm lidhje rrugore më të mirë nga sa e keni pasur.”

Sipas tij, vetëm Edi  Rama dhe Partia Socialiste do të krijojë mundësi më të mëdha zhvillimi për  turizmin që do të thotë ekonomi.

“Të  gjitha këto vepra infrastrukturore në Vlorë do të zhvillim, Rruga e Lumit të Vlorës që lidhet me bregdetin dhe rruga që  do lidhet me ju pse jo të lidhet dhe më rrugën  nacionale Levan – Tepelenë, do të krijojmë zhvillim ekonomik do të sjellim më shumë njerëz edhe nga pikëpamja e përfaqësimit.”

Më tej, Gjiknuri i bëri thirrje opozitën të ndalë shantazhet për vota.

“Në fund të fundit ne e vlerësojmë krahinën sepse ju sjellim një kandidat që është nga kjo krahinë dhe është deputet i Parlamentit. Një kandidat që sollën kundërshtarët e vunë të pestin, po të kishin respekt për zonën se vinin të pestin. Nuk i merr dot pesë PD-ja këtu, do të thotë se është një kandidat që lufton për ca vota për interesat e tij. Bëhet edhe ndonjë presion këtu, se më vinë fjalët dhe do të këtë hetim për ato gjëra, ndaj i bëj thirrje atij lëri punëtorët në fatin e tyre se boll i shfrytëzoni aty. Mos ju bëni presion për vote.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *