Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri prezantoi këtë të mërkurë buxhetin e ministrisë për vitin 2019.

 

Në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Gjiknuri deklaroi se Shqipëria në këto vite për eksportet e ferrokromit ja ka kaluar edhe Enver Hoxhës.

 

“Ne duhet të krenohemi për shkak të politikës së këtyre 4 viteve, nuk është thjesht mburrje. Në këto vite kemi tejkaluar eksportet e Enver Hoxhës sa i takon ferrokromit. Shqipëria eksporton 60 mijë ton ferrokrom. Për shkak të kapaciteve të shtuara të industrisë përpunuese të ferrokromit.”

 

Ministri njoftoi gjithashtu se shumë shpejt do të shpallet gara për dhënien me koncension të  termocentralit të Vlorës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *