Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri deklaroi se kamionët mbipeshë janë shkatërruesit e vërtetë të rrugës.

 

Gjatë inspektimit të punimeve në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë, ministri në një prononcim për mediat theksoi se Minsitria në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do të nisë një aksion që do të kontrollojë kamionët me ngarkesë mbi normat e lejuara.

 

Sipas ministrit nuk do të lejohet transporti i kamionëve me ngarkesë mbi 8 ton.

 

“Kamionët mbipeshë janë shkatërruesit e vërtetë të rrugës. Na lind një detyrë që shumë shpejt do të kthehet në një aksion. Të mos lejojmë më kamionë mbipeshë të cilët janë shkatërruesit e vërtetë të rrugës. Ata e shkatërruan autostradën Tiranë-Durrës, ata mund ta shkatërrojnë edhe këtë rrugë në vitet në vijim më shpejt nëse do lejohen mbingarkesat”

 

Lidhur me punimet në aksin Vorë-Fushë Krujë, Gjiknuri tha se ky është një tjetër kantier i rëndësishëm i mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të akseve kombëtare. Në këtë inspektim Ministri Gjiknuri shoqërohej nga kreu i ARRSH, Afrim Qendro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *