Subscribe

Ministri Damian Gjiknuri ka deklaruar se brenda pranverës rruga Tiranë-Elbasan do të jetë e hapur dhe me të gjitha parametrat.

 

Pas një inspektimi në këtë aks, Gjiknuri në një postim në “Facebook” njoftoi se ka mbetur pa përfunduar vetëm 6% e volumit në total.

 

“Pas zgjidhjes së ngërçit dhe sigurimit të financimit, punimet po vazhdojnë në kantierin e rrugës Tiranë-Elbasan. Aktualisht, ka mbetur pa u kryer vetëm 6% e volumit total ndërsa brenda pranverës rruga do të jetë e hapur e me të gjitha parametrat e duhura. Pas zhbllokimit të kantiereve të bypass-it të Fierit dhe Vlorës, zgjidhja e ngërçit të trashëguar të këtij projekti është një tjetër angazhim i mbajtur”

 

Gjatë inspektimeve në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, Gjiknuri shoqërohej nga kreu I ARRSH, Afrim Qendro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *