Detaje të reja bëhen me dije në lidhje me ngjarjen tronditëse në Tetovë, ku një burrë vrau gruan dhe vajzën dhe plagosi djalin e mitur.
Autori ka rënë në pranga, pasi doli nga spitaali, ku mori trajtim pasi edhe ai ishte plagosur.
Lexo edhe :
Related Posts
Gruaja dhe vajza e saj e mitur u gjetën të pajeta rreth orës 14:00 në banesë në Sllatinë, ndërsa bashkëshorti dhe djali i mitur u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. 50-vjeçari pas daljes nga spitali është shoqëruar në polici, ku do të mbahet deri në zbardhjen e plotë të rastit.
Mësohet trupat e viktimave u gjetën nga nëna e kryefamiljares, e cila ka shkuar në banesën e së bijës pasi është marrë një thirrje telefonike për ndihmë në urgjencën e Tetovës. /vizionplus.tv