Qeveria gjermane kërkon hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian në muajin tetor, pasi të gjitha kushtet e Shqipërisë janë plotësuar.

 

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, raporton Vizion Plus.

 

 

HEIKO MAAS

 

MINISTER I JASHTEM GJERMAN

 

Zgjerimi eshte nje ceshtje prioritare. Shqiperia dhe maqedonia e veriut kanë bere perparim te vertete, kane bere hapa konkrete. Keto dy vende duhet te ndertojne nje perspektive te qarte europiane dhe duhet te nisin negociatat me BE. Natyrisht do ta diskutojme edhe me bundestagun gjerman per te marre kete vendim.

 

 

Gjatë  një konference të mbajtur në Berlin me homologun e tij kroat Gordan Grlić Radman, të dy ministrat sqaruan se Shqipëria dhe Maqedonia e veriut kanë nevojë për një perspektivë të besueshme të BE, thuhet me tej ne raportimin e Vizion Plus.

 

Këto deklarata të kryediplomatit gjerman vijnë pak ditë përpara takimit të së premtes mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit Rama në Berlin ku në fokus do të jenë negociatat.

 

Shefi i qeverisë do të takohet më pas edhe me grupet e punës në Bundestagun gjerman.

 

Gerta Banushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *