Qeveria gjermane ka vendosur në bashkëpunim me krerët e landeve që të zgjasë deri në datën 19 prill të paktën, masat kufizuese për lëvizjet e qytetareve dhe punën e një sërë biznesesh dhe institucioneve publike. Gjithcka është bërëf në funksion të emergjencës se përballimit të COVID-19.

 

Gati një javë që nga koha kur I ndaloi qytetareve të lëviznin më shumë se dy persona në rrugë, qeveria tani I ka bërë thirrje njerezve që të qëndrojnë sa më shumë të jetë e mundur në shtëpi.
Apeli u bë nga kancelarja Merkel pak pasi ajo pati një konsulte online me drejtuesit e 16 landeve.

Qeveria gjermani bëri të ditur se do të rishikojë këto masa kufizuese vetëm pas Pashkëve.

 

Deri tani në Gjermani nga ky virus kanë gjetur vdekjen 793 persona ndërsa janë 73 raste thuajse në total.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *