Gjermania është vendi i parë në Europë që po kryen në masë testimin me antitrupa për të ndihmuar në vlerësimin e shkallës së infeksionit dhe monitorimin e përhapjes së covid-19.

Antitrupat në gjak janë një tregues se dikush e ka kaluar virusin dhe sipas teorisë që po studiohet, ata njerëz do të kenë të paktën njëfarë niveli imuniteti, megjithëse nuk ka asnjë garanci për imunitet të plotë ose se sa do të zgjasë.

Hulumtimi do të përfshijë katër rajone të vendit ku ka patur shpërthime të mëdha të virusit, si dhe një studim të popullatës më të gjerë. Nderkohe në disa rajone ka nisur lehtësimi i kufizimeve për disa biznese të vogla ndërsa në 4 maj pritet edhe hapja e shkollave. Por njerëzit janë të detyruar të përdorin maska në publik.

Aktualisht në Gjermani ka 4683 persona ndërsa 146 mijë e 293 persona në total janë të infektuar. Në 24 e fundit kanë gjetur vdekjen 41 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *