Subscribe

Nga sot në Gjermani hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese kundër përhapjes së koronavirusit. Për gjashtë javë radhazi, restorantet, baret dhe mjedise të tjera që grumbullojnë njerëz do të qëndrojnë të mbyllura.

Në një intervistë për emisionin 7pa 5 në vizion plus mjekja Aurora Dollenberg tha se vetëm për festën e krishtlindjes masat do të lehtësohen.

Numri i lartë i të infektuarve ditore ka detyruar edhe Britania e madhe të ashpërsojë masat kufizuese. Pub-et, lokalet, restorantet dhe vendet e tjera do të mbyllen.

Nuk do të lejohen grumbullimet në ambientet e jashtme me më shumë se 6 persona.

 

Ndërkohë Italia, Holanda, Franca dhe Turqia gjithashtu kanë njoftuar kufizime të reja gjatë sezonit të festave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *