Qeveria federale gjermane është dakordësuar të akordojë një tjetër fond në mbështetje të Ukrainës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Gjermania do të ndajë një fond shtesë prej 12 miliardë eurosh gjatë dekadës së ardhshme për Ukrainën.

 

“Gjermania ka më shumë se një vit që e mbështet Ukrainën në luftën kundër Rusisë me para, pajisje dhe materiale dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Kjo duhet të reflektohet edhe në buxhet. Nga njëra anë, për prokurimin e armatimit për Ukrainën dhe nga ana tjetër, për zëvendësimin e armëve dhe materialeve të dorëzuara në Ukrainë nga stoqet e Bundeswehr-it”, u tha në deklaratën zyrtare. 

 

Raportohet se rreth 4.3 miliardë dollarë do të shkojnë për ushtrinë gjermane për të zëvendësuar ndihmën ushtarake që Berlini i ka dhënë Kievit që nga pushtimi, sipas ministrit gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *