Policia ne Gjermani ka urdhëruar mbylljen e një qendre tregtare ne Essen per shkak te kërcënimit nga terrorizmi. Pas informacioneve te marra nga shërbimet sekrete, autoritetet ndërhynë duke urdhëruar mbylljen e qendrës mëngjesin e kësaj te shtune.

 

Kërcënimi eshte marre shume seriozisht dhe policia ka rritur nivelin e sigurisë e gatishmërisë ne gjithë perimetrin e zonës, njoftoi nje zedhenes i policise se Essenit, duke saktësuar se vendimi per mbylljen e qendres u mor gjate nates. Policia nuk ka dhene detaje te mëtejshme, por ka vene ne dispozicion nje numër telefoni per çdo problem.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *