Ish-ministrja e Punës, Andrea Nahles, u zgjodh gruaja e parë në krye të Partisë Social-Demokrate, me misionin për të nxjerrë nga kriza formacionin politik më të vjetër në vend. Ajo fitoi vetëm 66,35% të votave, rezultati më i dobët i arritur që nga viti 1933.

 

“Ne nuk kemi përdorur të gjitha idetë tona dhe vizionet për të ardhmen e vendit tonë brenda kufijve të një marrëveshjeje koalicioni që skadon në vitin 2021. Ne kemi nevojë për një debat për të ardhmen që shkon përtej asaj që kemi arritur me konservatorët dhe vendi për të është brenda partisë sonë”.

 

Andrea Nahles do të zëvendësojë Martin Schulz, në drejtimin e partisë. Zgjedhja e saj në krye të SPD-së, që është pjesë e qeverisë brenda koalicionit të madh, do të rrisë tendencën për emërimin e femrave në funksionet drejtuese në botën politike gjermane. Për herë të parë gjithashtu, dy partitë e mëdha kombëtare do të drejtohen nga një grua, me Angela Merkel tek konservatorët.

 

Nahles njihet si një politikane e fuqishme, me vendime të prera. Ajo është treguar një negociatore shumë e fuqishme dhe e prerë ndaj kancelares Merkel. Nahles ishte edhe hallka kryesore, e cila ka bindur anëtarët e SPD që të votojnë për futjen në koalicionin e tanishëm.

 

Pas rezultateve shumë të dobëta në zgjedhjet e fundit, Nahles tani duhet të organizojë një fillim të ri të partisë. Pjesë e këtij riorientimi mund të jetë edhe zhvendosja e partisë në të majtë, që mund të jetë vendimtare për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen në vitin 2021.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *