Kryeministri Edi Rama po prezanton programin për “Shërbimet për qytetarët dhe bizneset”

Për kreun e qeverisë, në këto shtatë vite qeverisje gjërat kanë ndryshuar shumë. Duke krahasuar shërbimet që jepeshin para vitit 2013, Rama tha se dikur njerëzit qëndronin në radhë për të marrë një certifikatë, ose iu duhej të siguronin një mik.

“Gjërat kanë ndryshuar kaq shumë saqë një e shkuar shumë e aftërt, shumëkujt i ngjan një histori shumë e largët. Por nuk ishte 70 vjet më parë, nuk ishte as 27 vjet më parë, ishte vetëm deri 7 vjet më parë koha kur të gjithë ju, çdonjëri prej jush për të marrë një copë letër çfarëdoqoftë që nga një certifikatë e zakonshme familjare te një dokument vërtetimi duhet të rrinte në radhë, apo e keni harruar. Kujtohuni. Kujtohuni se në sa shumë radhë iu është dashur të qëndroni, pavarësisht moshës që nga nxënësit e maturës për të shkuar në universitet, tek pensionistët në moshën më të thyer për të marrë një vërtetim pensioni. Sa shumë radhë keni bërë për çdo copë letër dhe sa herë, sa shpesh në ato radhët e bëra iu është dashur të ballafaqoheni me fytyrën indiferente, me fytyrën fyese, poshtëruese të shtetit kur iu është thënë: “ik, hajde nesër”, “ik s’kam mundësi sot”. “Ik, ik, kthehu, kthehu”. Dhe në sa shumë raste ju është dashur të paguani për të kaluar radhën, të paguani për të gjetur një rrugë më të shkurtër që ajo e shkretë copë letër që iu takon me ligj dhe me zakon t’ju vijë në dorë. Duhet të rrinit në radhë shpesh herë në rrugë, në shi, në diell. Për çfarë? Për të paguar.”

Sot, theksoi Rama, janë të paktë ata njerëz që shkojnë në sportele, pasi ofrohen 1207 shërbime.

“1% ishin shërbime online deri para 7 vjetësh.  95% janë sot, por shikoni çfarë ndryshimi. Kur ne e kemi filluar revolucionin digjital kemi numëruar gjithsej 51 mijë aplikime. Çfarë janë 51 mijë aplikime për shërbime kryesisht të pamarra asokohe, aplikime të mbetura në icloud në krahasim me 7.7 milionë aplikime të bëra në vitin 2020 me përgjigje të marrë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *