Dua Lipa, po arrin majat e klasifikimeve me këngën e saj më të re ‘New Rules’.
Por Dua, përvec suksesit në muzikë, po shijon edhe një histori të re dashurie. Ajo na ka ‘ngacmuar’ përmes postimeve të saj në Instagram, ku shfaqej në krahët e këngëtarit amerikan, Paul Klein.
Por mesa duket, lidhja qenka shumë serioze. Dua, 22 vjeç, po pushon me familjen në Capri, të Italisë, pas sukseve në turet ndërkombëtare. Pranë saj, shohim edhe të dashurin e ri.
Burime pranë çiftit shprehen se dyshja u takua në fillim të vitit në Londër, e që prej asaj kohe janë të pandashëm.
“Është një romancë e re, por po shkon mrekullisht mirë. Ai është gjithmonë aty, për të. Kur Dua rrëmbeu nr 1, në top listë, ai po fluturonte nga gëzimi”