Kukësi, skuadra e vetme shqiptare në garë në kupat e futbollit kontinental përballet me një problem jashtë fushe, 4 lojtarë të formacionit verilindor nuk kanë marrë viza nga shteti gjeorgjian.

 

Përmes një njoftimi për mediat Kukësi bën me dije se është shkëmbyer i gjithë dokumentacioni i duhur me klubin pritës dhe Konsullatën gjeorgjiane në Stamboll, atë shqiptare në Stamboll, kemi vënë në dijeni Ministrinë shqiptare të Jashtme, sikurse dhe delegatin e UEFA-s, që të na ndihmojnë në përshpejtimin e marrjes së vizave.

 

“Katër lojtarë të ekipit tonë nuk janë pajisur me vizë hyrëse nga autoritetet gjeorgjiane. Konkretisht Fait Reginaldo nga Mozambiku; Valon Ethemi dhe Edis Maliqi nga Maqedonia; si dhe Fatjon Maloku nga Kosova. Është shkëmbyer i gjithë dokumentacioni i duhur me klubin pritës dhe Konsullatën gjeorgjiane në Stamboll, atë shqiptare në Stamboll, kemi vënë në dijeni Ministrinë shqiptare të Jashtme, sikurse dhe delegatin e UEFA-s, që të na ndihmojnë në përshpejtimin e marrjes së vizave. Nga klubi dhe autoritetet gjeorgjiane na është premtuar se ky problem do të zgjidhet, por nisur nga kjo situatë, në rast të mosdhënies së vizave për këta lojtarë, ndeshja duhet të shtyhet”.

 

Ndërkohë ndeshja mes Torpedo Kutaisit dhe Kukësit është programuar nga UEFA të luhet më 9 gusht, në orën 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *