Teksa na ndajnë dhe pak javë nga nata finale e spektaklit të talenteve “Gjeniu i Vogël”, fëmijët vijojnë të surprizojnë me zërat e tyre. Edhe mbrëmja e dymbëdhjetë u mbyll me plot emocione.

 

FEMIJET

 

1-“M’u duk një ndjesi shumë e bukur, ikin emocionet se je i pari.”

 

2-“Shkoi shumë mirë sepse sot isha shumë shumë e sigurt, dhe e dija që do jepja më të mirën time.”

 

3-“Kisha disa gabime të vogla që i di, sepse humba kontrollin gjatë performancës se lodhesh, por jam shumë e kënaqur.”

 

4-“Nuk është se kisha shumë emocione sepse kisha më tepër siguri”

 

 

Gjashtëmbëdhjetë fëmijët e mbetur në garë konkurruan më një repertor të zgjedhur shqiptar dhe botëror, duke vënë sërish katër anëtarët e jurisë para zgjedhjesh shumë të vështira.

 

FEMIJET

 

1-“Ishin disa komente që më ngritën dhe moralisht dhe në ato momente isha gati të shpërtheja u bëra e tëra e kuqe.”

 

2- “Komentet ishin shumë të mira, të mrekullueshme dhe jam shumë  lumtur për të gjitha komentet që mora.”

 

Mbrëmja përfundoi më një lajm të mirë, pasi asnjë prej fëmijëve pjesëmarrës nuk u eliminua.

 

Juria dhe produksioni vlerësuan këtë mbrëmje si një nga më të mirat duke mos çuar në sfidë asnjë prej talenteve, ndërsa në puntatën e ardhshme do të ketë dy sfida dhe dy të larguar.

 

Spektakli i zërave të së ardhmes “Gjeniu i vogël” ju lë takim sërish të martën në orën 21:00 vetëm në ekranin e Vizion Plus.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *