Subscribe

Në të dytën herë si vend anëtar i Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara, prioriteti i Shqipërisë do të jetë vënia para përgjegjësisë e autorëve për krimet kundër njerëzmit në Ukrainë.

Në fjalen e tij në takimin e nivelit të lartë të KDNJ-së në Gjenevë, Ministri i Jashtëm Igli Hasani tha se Shqipëria do të bashkëpunojë me aleatët për të vënë para drejtësisë përgjegjësit e nisjes së luftës së paprovokuar nga Rusia ndaj Ukrainës.

“Së fundmi, krimeve i shtohet edhe vdekja e liderit të opozitës Alexey Navalny – episodi i fundit i një vargu trajtimesh të tmerrshme të kundërshtarëve nga regjimi rus. Ajo që ka qenë vërtet tronditëse, madje edhe më shumë se krimet në vetvete, është arroganca e autorëve të cilët kanë lavdëruar krimet e tyre,gjë e cila është parë nga e gjithë bota”, tha Hasani.

Përgjatë mandatit tre vjeçar të Shqipërisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut vëmendja do të jetë edhe te konflikti Izrael-Gaza.

Jemi të shqetësuar nga situata humanitare në Gaza, nga shkalla e shkatërrimit, nga vuajtjet, vdekjet dhe lëndimet. Është koha që kjo tragjedi të marrë fund.Ne duhet të gjejmë mënyra për të ndaluar luftimet, të sigurojmë ndihmën e menjëhershme humanitare për popullatën e pafajshme civile të Gazës dhe duhet të punojmë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për këtë konflikt”, u shpreh ministri.

Në dekadën e fundit kjo është hera e dytë që vendi ynë është pjesë e një prej organizmave më të rëndësishëm të OKB-së që çështje të saj ka mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *