Subscribe

Nga Tirana gjenerali amerikan Michael Barbero i cili ka qenë pjesë e operacionit për lirine e Irakut, ka deklaruar se nuk do të këtë një konflikt global pas tensioneve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

 

Gjatë një takimi me deputete e ish ministra të Jashtëm e të Mbrojtjes, gjenerali Barbero vuri në dukje se edhe Shqipëria është në rrezik për shkak se është një vend mik i SHBA-së.

 

“Nuk mendoj se ka një konflikt global në horizont. NATO duhet të intensifikojë mbështetjen e operacioneve në Irak.  NATO është një aleancë që vazhdon të jetë e rëndësishme dhe vepron në mënyrë të përshtatshme. Mendoj që NATO do të reagojë  ndaj  çfarëdo lloj sulmi do ti bëhet ndonjë prej shteteve anëtarë të saj, Fatkeqësisht çdo mik i SHBA apo aleati ynë mund të shikohet si një shënjestër. Për këtë vigjilenca është mjaft e rëndësishme veçanërisht në fushën kibernetike, pasi Irani ka disa aftësi mjaft të sofistikuara për sulmet kibernetike. Për këtë arsye Shqipëria duhet të tregohet mjaft vigjelinetë në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike.”

 

Politika shqiptare nuk ka pasur asnjehere dilema per aleancen me shba pavarësisht se cila force politike eshte ne pushtet e pavarësisht se sa i forte eshte konflikti mes aktoreve te skenes politike

 

Kreret e shtetit por edhe lideret e partive politike u rreshtuan ne krah te Shteteve të Bashkuara pas vrasjes se gjeneralit Sulejmani dhe denuan ne nje ze sulmet e Iranit mbi bazat ushtarake amerikane.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *