Subscribe

Katër te plagosurit nga shpërthimi ne rafinerinë e Ballshit, te  sjelle me urgjence ne Tirane kane djegie ne 40% te trupit. Shefi i pavionit te djegie-plastikes  deklaroi se  ne gjendje me te rende janë dy paciente te moshës 65vjeç. Per shkak edhe te moshës, situata e tyre është me kritike. Pacientet kane djegie ne trup, ne fytyre, kohe dhe ne  pjese te gjymtyrëve. Ata po mbahen nen mbikëqyrjen e mjekeve ne shërbimin e reanimacionit. Ndërsa ministri i shendetesise deklaroi se te ndaj te plagosurve te sjelle ne Tirane, por dhe atyre qe po trajtohen ne Fier po tregohet kujdes i veçante shëndetësor. Per gjendjen e te plagosurve nga shpërthimi ne rafinerinë e Ballshit është interesuar edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha. Pas një takimi me mjeket ne spital, kreu i demokrateve akuzoi qeverinë per mungesën e kushteve te punës. Pas vizitës se kryedemokratit, ne spital  mbërritur edhe  zv/kryeministri Niko Peleshi, ministri i mirëqenies sociale Blendi Klosi dhe deputeti Gramoz Ruci. Numri dy i qeverise deklaroi se do te kete hetim per ngjarjen ndërsa i beri apel opozitës te mos abuzoje me kete tragjedi. Nga shpërthimi ne rafinerinë e naftës humbi jeten babai i pese fëmijëve Shkëlqim Muca, ndërsa u plagosen 7 punëtorë te tjerë, tre prej te cilëve po trajtohen ne spitalin e Fierit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *