Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo vijon kritika ndaj Ministrisë së Shëndetësisë se nuk po bën detyrën kryesore: testime. Sipas tij, nuk realizohen testime as për familjarët e individëve që janë konfirmuar të infektuar me COVID-19.

“Gjendja e pandemisë tërësisht jashtë kontrollit – në rënie të lirë! Ministria e Shëndetësisë vazhdon t’u apelojë qytetarëve për përdorimin e maskave, por ajo nuk po bën detyrën e saj më kryesore: Testime! Testime! Testime! Rezultojnë individë të infektuar me COVID-19 dhe nuk testohen as familjarët e afërt. Vërtetë qytetarët duhet të vendosin maskat dhe të mbrohen, të respektojnë distancat, të kujdesen për higjenën, por kjo që po bën qeveria është kriminale. Ky është një krim. Të mos bëhen testime personave duke e ditur që pacienti i infektuar ka pasur kontakt me këta persona, është një krim i rëndë që kushton jetë njerëzish dhe duhet që Prokuroria të nisë menjëherë hetimet. Nuk po ju flas si politikan pasi ka muaj që ka folur Kryeministri e kompani si politikanë, ndaj edhe jemi sot në të këtë situatë të rëndë, por po flas si mjek, si njeri, si prind, si qytetar që shikoj se po rrezikohet jeta e njerëzve nga këta individë të papërgjegjshëm dhe në mënyrë të qëllimtë! Sepse nuk ka si të jetë ndryshe, pasi vetëm e qëllimtë mund të jetë kjo që po bëhet e që po ndodh!”

Ai kërkoi që të merren masa urgjente, duke dëgjuar zërin e ekspertëve. Për Tavon, maskat mbrojtëse kundër virusit duhet të shpërndahen falas.

Nuk dëgjohen apelet e vazhdueshme të OBSH. Nuk dëgjohet zëri i specialistëve, ndërkohë që rriten rastet e të prekurve dhe fatkeqësisht edhe humbjet e jetëve. Pse? Po të ishte vetëm mungesa e njohurive, duhet të dëgjonin specialistët, por që as po i pyesin fare! Kjo është papërgjegjshmëri! Ky është krim! Maskat ditore duhet të shpërndahen falas!! Është një detyrim i qeverisë! Nuk e bëni dot? Atëherë largohuni e mos rrezikoni jetën e njerëzve. Ndalni PPP-të miliarda eurosh për sektorë dytësorë dhe investojini në këtë urgjencë kombëtare dhe jetike për qytetarët. Liberalizoni testimet molekulare (tamponet) Mos bëni lojën e shurdhit në dëm të qytetarëve! Po e zhysni vendin në fatkeqësi me këtë sjellje. Ju jeni përgjegjësit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *