Shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes së një dite më parë në Shkodër ku pati të shtëna me armë si pasojë e një konflikti mes disa të rinjve.

Efektivet shpallën në kërkim shtetasit Gledis Ustabeqiri, 26 vjeç, banues në Shkodër dhe Hygert Mucaj, 24 vjeç, banues në Shkodër  pasi të mërkurën, rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Parrucë”, lagjja “Qemal Stafa”, duke udhëtuar me mjetin tip “Benz”, janë konfliktuar për motive të dobëta me Taulant Ahmetin, 32 vjeç, banues në Shkodër, të cilin Hygert Mucaj. e ka goditur me sende të forta në pjesën e kokës duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Ndërsa Gledis Ustabeqiri  ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar.

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete ndërkohë që pas kërkimeve intensive në lumin Buna, nga Njësia Polumbare e repartit RENEA u gjet dhe u sekuestrua pistoleta me të cilën kanë qëlluar shtetasit e lartpërmendur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *