Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen që lamë pas.

Një person është gjetur i mbytur në një rezervuar në fshatin Duzhë, Gramsh.

Bëhet fjalë për V.L., 40 vjeç,  banues në fshatin Duzhë , Gramsh, i cili ishte me probleme mendore.

Nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *