Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

I dënuari për gjenocid, Ratko Mlladiç, varroset me nderime...

PD takim me të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria...

Balla pret të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria, shembull...

Mbappe-Bellingham, gara për fronin e Real Madridit ka nisur....

“Tentuan të më vidhnin motorin, pastaj më qëlluan”, ra...

Shpërthim me tritol në Lezhë, lënda plasëse në portën...

Numri 1 në botë vazhdon dominimin, Sabalenka në çerekfinale

Alcaraz i pandalshëm në US Open, spanjolli “fluturon” drejt...

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet! 2.300 anulime,...

Muçi–Salah, kombinimi që po sjell gola dhe asistime

Gjendet armë dhe fishekë brenda burgut të Kordhialos, dyshohet se i përkisnin anëtarëve të mafies shqiptare 

12 Nëntor 11:11

Anëtarë të mafies shqiptare qëndrojnë pas dy armëve që janë gjetur të fshehura brenda burgut të Korydallos.

Një prej armëve u gjet në fillim të muajit, ndërsa një tjetër, një pistoletë e markës Sig Sauer 9 m, u gjet të dielën.

Sipas një informacioni zyrtar të EL.AS., arma si dhe 15 fishekë, të gjithë të mbështjellë me shirit izolues, u gjetën të fshehura në bodrumin e burgut.

Në zonën ku u gjet arma, përveç oficerëve të burgut, kanë akses edhe të burgosurit, të cilët kryejnë punë brenda burgut.

Operacioni në burg vjen si vazhdimësi e një operacioni policor të zhvilluar brenda institucionit të vuajtjes së dënimit majin e kaluar.

Oficerët e Sigurimit kishte marrë informacion për ekzistencën e dy armëve në magazina, brenda burgut.

Oficerët korrektues kryen një kontroll në një qeli në ndërtim, e cila ishte bosh që nga viti 2023.

Duke përdorur një detektor metali ata kishin gjetur një pistoletë Glock dhe 19 fishekë të fshehura në mur.

Ndonëse në informacionet fillestare që kishin mbërritur në polici flitej për dy armë të fshehura brenda burgut, policia më pas nuk kishte mundur të gjente pistoletën e dytë, shkruan Vizion Plus.tv.

Pas informacioneve të reja që kanë mbërritur në Drejtorinë e Krimit të Organizuar (DAOE), të dielën është kryer një bastisje dhe hetim i ri, me rezultate pozitive këtë herë.

Gjetjet specifike vetëm ngrenë pikëpyetje për nivelin e sigurisë së burgjeve. Si përfunduan dy pistoleta dhe mbi 30 plumba brenda burgut më të madh të vendit? Kush ishte personi që i kishte marrë armët dhe cili ishte qëllimi i tij?

Ndonëse aktualisht nuk ka përgjigje të qarta, drejtuesit e EL.AS. kanë informacione që i lidhin këto gjetje me anëtarë të mafies shqiptare, të cilët janë duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm.

Oficerët kompetentë besojnë se armët do të përdoreshin për tu arratisur duke marrë pengje brenda burgut.

Një plan i ngjashëm u zbulua në vitin 2020 në burgjet e Korfuzit. Në atë kohë, oficerët e policisë kishin bastisur burgun dhe kishin gjetur të fshehura brenda murit, në një ambient të përbashkët të burgut, dy pistoleta, njëra me silenciator.

Nga hetimet e mëtejshme u zbulua se 8 të burgosur po planifikonin të arratiseshin duke marrë peng punonjësit e burgut.

Në atë kohë, kriminelët shqiptarë që vuanin dënime me burgim afatgjatë konsideroheshin si drejtues të planit.

Vlerësohet se një plan i ngjashëm synohej të zbatohej nga kriminelët që qëndrojnë pas futjes dhe fshehjes së dy pistoletave këtë herë në burgun famëkeq të Korydallos./vizionplus.tv

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
armë burgu i kordhialos Greqi

Nga e njëjta kategori

Debati për pagat e magjistratëve, reagon Gjykata Kushtetuese: Kuvendi të zbatojë vendimin tonë

më shumë...

Përkeqësohet situata e zjarrit në Mat, flakët u afrohen banesave, nis ndërhyrja nga ajri

më shumë...

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet! 2.300 anulime, 270,000 pasagjerë të bllokuar (VIDEO)

më shumë...

Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e trembëdhjetë të lënduar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:59

I dënuari për gjenocid, Ratko Mlladiç, varroset...

1:54

PD takim me të Dërguarin Special të...

1:42

Balla pret të Dërguarin Special të Trump:...

1:36

Po transportonin tetë emigrantë të paligjshëm, arrestohen...

1:24

Debati për pagat e magjistratëve, reagon Gjykata...

1:17

A i shkatërron mikrovala vlerat ushqyese të...

1:04

Zjarri përfshin masivin pyjor në Lezhë, terreni...

12:45

Të moshuarit nuk i ndahen bujqësisë, çifti...

12:35

Mbappe-Bellingham, gara për fronin e Real Madridit...

12:20

“Tentuan të më vidhnin motorin, pastaj më...

12:09

Zjarr në një gomisteri në Tresh të...

12:05

Shpërthim me tritol në Lezhë, lënda plasëse...

11:57

Rrugorja e Tiranës nuk fal shoferët problematikë,...

11:43

Numri 1 në botë vazhdon dominimin, Sabalenka...

11:40

Përkeqësohet situata e zjarrit në Mat, flakët...

11:33

Radhë të gjata në Kapshticë, pala greke...

11:31

Alcaraz i pandalshëm në US Open, spanjolli...

11:24

Rijetëzimi i “Kullave të Veriut”, trajtohen 697...

11:19

“Lashë cigaren dhe alkoolin për pëllumbat”, pasioni...

10:54

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet!...

Më të klikuarat

  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.