97 kilogramë lëndë kanabis sativa janë sekuestruar nga policia e Vlorës në Karaburun. Lënda narkotike u gjet e ndarë në 4 pako të përmasave të ndryshme, të mbështjella me qese plastike. Ndërkohë uniformat blu kanë nisur hetimet për kapjen dhe arrestimin e trafikanteve. Edhe në Sarandë, policia ka arrestuar Kastriot Jonuzaj pasi gjatë kontrollit iu gjeten 20 doza heroine. Sipas policisë Jonuzaj i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *