Disa mijëra euro që I takojnë një banke të nivelit të dytë të grabitur në 9 prill 2019 në pistën e Rinasit, janë gjetur nga policia së fundmi.

Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se shuma e gjetur është rreth 8-9 mijë euro.

Më shumë se gjysma i është gjetur shtetasit Elton Pikli, I arrestuar për supergrabitjen e Rinasit ku pas shkëmbimit të zjarrit më policinë vdiq edhe njeri prej drejtuesve të grupit grabitës Admir Murataj.

Ndërkohe pjesa tjetër iu gjet e fshehur, babait të Renaldo Sulës, tjetër person I prangosur për këtë grabitje.

Mësohet gjithashtu se policia e verifikuar dhe konfirmuar faktin se paratë e gjetura I takojnë bankës së grabitur me 9 prill 2019 në Rinas në momentin që shuma e madhe do të ngarkohej në një avion për tu dërguar jashtë vendit.

Mendohet se shuma e grabitur në atë ngjarje shkon rreth 5 milion euro. Pasi vodhen parate në pistën e aeroportit, grabitësit u ndoqen nga policia dhe pas shkëmbimit të zjarrit humbi jetën Admir Murataj. Të arrestuar për ngjarjen janë Elton Pikli, Saimir Cela, Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, dhe Ragip Hajdini nga Kosova.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *